Vendosni fjalën kyçe....

I dënuar në Itali për prostitucion, prokuroria e Elbasanit i sekuestron 14 pasuri


 

Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar 14 pasuri të një personi me iniciale M.A. i dënuar më herët nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni.

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë prona të ndryshme, mes të cilave një apartament në Durrës, 11 makina të markave të ndryshme, në biznes për dhënie makinash me qira, një dyqan si dhe një motoçikletë.