
Kinemaja italiane mban zi për “Pierinon”. Alvaro Vitali ndërroi jetë në Romë në moshën 75-vjeçare.
Aktori dhe komediani italian shumë i dashur dhe i njohur për personazhin e Pierinos dhe për shumë role në zhanrin e komedisë erotike italiane, shkruan Il Messaggero.
I lindur më 3 shkurt 1950, Vitali ishte shtruar në spital dy javë më parë “për një bronkopneumoni të përsëritur”, siç deklaroi ish-gruaja e tij Stefania Corona në një intervistë me median disa ditë më parë. I zbuluar nga Federico Fellini gjatë një audicioni, ai debutoi në vitin 1969 me një rol të vogël në “Satyricon”.
Më pas mori pjesë në “I clowns” (1971) dhe “Roma” (1972). Ai pati njëjtin rol vitin pasardhës në “Polvere di stele”, të drejtuar dhe interpretuar nga Alberto Sordi, i shoqëruar gjithashtu nga Monica Vitti, dhe në Amarcord (1973), me Ciccio Ingrassia.
Ai luajti në mbi 150 filma. Me daljen nga moda të komedive erotike në të cilat ai ishte protagonist, ai u zhduk nga skena për t’u rikthyer në “Striscia la notizia” si Jean Todt, atëherë drejtor i Ferrari Scuderia, dhe personazhe të tjerë.
Në vitin 2006 ai mori pjesë në edicionin e tretë të reality shoë “La fattoria”, por iu desh të largohej nga reality shoë për shkak të problemeve me astmën. Vetëm ditët e fundit, ai ishte rikthyer në qendër të vëmendjes për një debat me ish-gruan e tij, këngëtaren dhe kompozitoren Stefania Corona.