
Irani nuk do të rikthehet në tryezën e negociatave me Shtetet e Bashkuara për sa kohë që vazhdojnë “agresionet” ndaj vendit, ka deklaruar ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.
Në një intervistë për median arabe Al-Araby al-Jadeed, Araghchi tha se Irani ka marrë mesazhe nga SHBA pas zhvillimeve të fundit dhe i ka kthyer përgjigjet përmes kanaleve të ndërmjetme dhe të tërthorta.
Sipas tij, çdo diskutim diplomatik është i pamundur në kushtet aktuale, duke theksuar se “vazhdimi i presionit dhe agresionit nuk krijon kushtet për dialog”.