
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi se sulmi ndaj bazës ushtarake amerikane Al Udeid në Katar ishte një përgjigje ndaj “agresionit të SHBA-së kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Iranit”, përcjell The Guardian.
Në një deklaratë të publikuar nga llogaria zyrtare e Ministrisë së Jashtme iraniane në Telegram, Araghchi theksoi se Irani është i gatshëm të reagojë sërish në rast se SHBA ndërmerr veprime të mëtejshme. “Çdo agresion i ri nuk do të mbetet pa përgjigje,” thuhet në qëndrimin zyrtar të Teheranit.