
Procesi i rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës, i kërkuar nga dy anëtarë të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), ka nxjerrë në pah parregullsi në favor të dy partive kryesore të vendit. Në total, janë analizuar 464 kuti votimi.
Sipas të dhënave paraprake, Partisë Demokratike i janë shtuar në mënyrë të padrejtë 241 vota, ndërsa Partisë Socialiste 194 vota. Në vend të tretë për votat e tepërta të identifikuara renditet koalicioni “Shqipëria Bëhet” me 28 vota, pasuar nga Partia Socialdemokrate (PSD) me 22 vota.
Ndërkohë, dy subjektet e vetme që pritet të përfitojnë vota pas rinumërimit janë koalicioni i drejtuar nga Lulzim Basha, i cili rezulton me 10 vota më pak në numërimin e parë, si dhe koalicioni i drejtuar nga Dashamir Shehi me 7 vota të munguar.