Vendosni fjalën kyçe....

Protestë masive pro-regjimit iranian në Londër, flamuj të Iranit dhe Palestinës valëviten bashkë


Një tjetër protestë masive në mbështetje të regjimit iranian u zhvillua të shtunën në qendër të Londrës, ku u panë postera të liderit suprem Ajatollah Ali Khamenei me mbishkrime si “Zgjidh anën e duhur të historisë” dhe thirrje “duart larg Iranit.”

Tubimi u organizua nga Palestine Solidarity Campaign, dhe bashkoi marshimin e përjavshëm pro-Palestinë me mbështetës të regjimit të Teheranit, përcjell JP. Sipas Policisë Metropolitane, në protestë morën pjesë rreth 15,000 persona.

Ndërsa marshimet pro-Palestinë në Londër zhvillohen pothuajse çdo të shtunë që nga 7 tetori, kjo ishte vetëm e dyta fundjavë radhazi ku flamuri palestinez u shoqërua edhe me flamurin zyrtar të regjimit iranian, duke reflektuar një bashkim gjithnjë e më të dukshëm të kauzave në sheshet publike.