Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan: Turqia do të forcojë kapacitetet mbrojtëse mes luftës Izrael-Iran


Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se Turqia do të rrisë prodhimin e raketave me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi, si pjesë e një strategjie për të forcuar kapacitetet parandaluese të vendit, në një kohë kur lufta mes Izraelit dhe Iranit po përshkallëzohet, përcjell AP.

Në një deklaratë pas mbledhjes së kabinetit, Erdogan tha:

“Po përgatisim planet e prodhimit për të sjellë rezervat tona të raketave në një nivel që garanton parandalim. Zoti e do, së shpejti do të kemi një kapacitet të tillë mbrojtës që askush të mos guxojë të na sfidojë.”

Ai diskutoi situatën në Lindjen e Mesme edhe me kancelarin gjerman Friedrich Merz, ku theksoi se çështja bërthamore iraniane mund të zgjidhet vetëm përmes negociatave.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar, reagoi ndaj kritikave të Erdoganit në rrjetet sociale, duke e akuzuar atë për “ambicie imperialiste” dhe shtypje të lirive në vendin e tij.