Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Koçiu në Gjirin e Lalzit: Shërbim pa ndërprerje në 36 qendrat shëndetësore verore


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, së bashku me drejtoreshën e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, Jeta Deda, inspektuan Qendrën Shëndetësore Verore në zonën bregdetare të Gjirit të Lalzit, Durrës.

Gjatë vizitës, ministrja vlerësoi rolin e këtyre qendrave, duke theksuar se ato ofrojnë shërbim të menjëhershëm për rastet urgjente, veçanërisht për pushuesit gjatë sezonit turistik, por gjithashtu garantojnë kujdes të shtuar për banorët me probleme kronike shëndetësore.

“Jemi këtu për të ofruar ndihmën e parë në raste urgjence, si dhe të suportojmë edhe ato momentet kritike ku do duhet që për shkak të një patologjie të caktuar ne të jemi në dispozicion”, – u shpreh Koçiu.

Aktualisht, në zonën e Durrësit dhe të Kavajës janë në dispozicion të pushuesve 8 Qendra Shëndetësore verove të hapura 24/7.  Për të menaxhuar emergjencat, ministrja Koçiu theksoi se në shumicën e Qendrave Shëndetësore verore, përfshirë edhe atë në Lalz ka edhe një postacion autoambulance.

 

 

“Kjo është një nga Qendrat Shëndetësore që ka edhe një postacion ambulance. Ne kemi 36 qndra shëndetësore verore në të gjithë vendin, prej të cilave 20 kanë dhe postacione me autoambulanca duke patur parasysh edhe aksesueshmërinë e zonave ku ndodhen”,  sqaroi Koçiu.