
Një zyrtar i lartë iranian ka paralajmëruar se çdo përfshirje e drejtpërdrejtë e Shteteve të Bashkuara në konfliktin mes Izraelit dhe aktorëve të tjerë rajonalë do të sjellë pasoja të rënda dhe të menjëhershme.
Sipas YNetNews, zyrtari iranian tha se “përfshirja e SHBA-së në konfrontim në krah të Izraelit do të nënkuptojë veprim nga Hezbollah.” Ai shtoi se çdo ndërhyrje direkte amerikane në vijën e frontit do të përballet me “kërcënime të paprecedenta ndaj anijeve të armikut.”
Sipas tij, veprime iraniane kundër objektivave detare dhe dislokimeve ushtarake të kundërshtarit janë të mundshme nëse SHBA-të vendosin të hyjnë në konflikt.
Deklarata vjen në një moment tensioni të lartë në Lindjen e Mesme, ku rritja e ndërhyrjeve ndërkombëtare në rajon shihet nga Teherani si përshkallëzim që mund të nxisë reagime të ashpra nga aleatët rajonalë të Iranit, përfshirë Hezbollahun në Liban.