
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku deklaroi sot se zgjedhjet e 11 majit nuk janë çështje e mbyllur selinë blu.
Në cilësinë e kryetares së Komisionit për Çështjet Evropiane, Tabaku theksoi se raporti “Sundimi i LIgjit” i publikuar nga Komisioni Evropian është një goditje e fortë për qeverinë Rama dhe për sulmet ndaj SPAK-ut.
“Nuk kisha parë një raport që niste në faqen e parë, i referohet arrestimit të Veliajt, që thotë aksione dhe reagime publike të paprecedenta nga ekzekutivi dhe legjislativi ndaj gjyqësor. Shqipëria është duke u kontrolluar për grupkapitullin e parë, sepse është hapur i pari e do mbyllet i fundit. Nuk ka rrugë tjetër Shqipëria veç zhvillimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme, që këtë radhë nuk ishin. Shumë vende të rajonit, për shkak të cënimit të grapkapitullit të parë kanë bërë hapa pas. Zgjedhjet së pari për PD-në nuk janë kapitull i mbyllur, presim raportin final, presim një mision faktmbledhës nga PPE, por nuk janë kapitull i mbyllur as për Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian. Në korrik do miratohet raporti përfundimtar. Menjëherë më pas komisioni do bëjë një plan pune për mision faktmbledhës në Shqipëri në fillim të 2026-ës.” – tha Tabaku.
Ajo tha gjithashtu se se PD-ja do vijojë denoncimin e vjedhjeve të zgjedhjeve të 11 majit nga qeveria në çdo institucion ndërkombëtar.