Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadori i Iranit në OKB: Do u përgjigjemi fuqishëm sulmeve izraelite


Irani do t’u përgjigjet sulmeve izraelite “fortësisht” dhe “pa përmbajtje”,u shpreh Ali Bahreini, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara në Gjenevë.

“Ne nuk do të tregojmë asnjë hezitim në mbrojtjen e popullit, sigurisë dhe tokës sonë. Ne do të përgjigjemi seriozisht dhe fuqishëm, pa përmbajtje”, u tha gazetarëve ai.

Bahreini i tha Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së se sulmet izraelite përfaqësonin një akt “lufte kundër njerëzimit” dhe kritikoi shtetet për mosdënimin e akteve të cilat, sipas tij, i ekspozuan njerëzit ndaj rrezikut të rrjedhjeve të rrezikshme, shkruan Reuters.

“Synimi i qëllimshëm i objekteve bërthamore të Iranit jo vetëm që përbën një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së OKB-së, por gjithashtu rrezikon ekspozimin e të gjithë njerëzve në lagjen tonë ndaj rrjedhjeve të mundshme të rrezikshme. Ky nuk është një akt lufte kundër vendit tonë, është luftë kundër njerëzimit”, tha ai.

Ai kritikoi dështimin e shteteve për të dënuar sulmet e Izraelit. “Nuk po dëgjojmë pothuajse asgjë nga ata të vetëshpallur kampionë të të drejtave të njeriut”, tha ai.