Vendosni fjalën kyçe....

“Koha është tani” – Djali në mërgim i monarkut të rrëzuar të Iranit bën thirrje për kryengritje


Reza Pahlavi, djali në mërgim i monarkut të rrëzuar të Iranit, bëri thirrje për një kryengritje në Iran, duke thënë: “Republika Islamike ka marrë fund dhe po bie”.

Në një fjalim video të publikuar në X të martën, Pahlavi tha se “nevojitet vetëm një kryengritje totale për t’i dhënë fund, përgjithmonë, këtij makthi kolektiv”.

“Tani është koha për t’u ngritur në këmbë. Koha për ta rimarrë Iranin. Të gjithë ne së bashku”, tha ai.

“Mos u shqetësoni për ditën pas rënies së republikës islamike. Irani nuk do hyjë në një periudhë paqëndrueshmërie ose lufte civile”, tha ai.

Në vitet e fundit, Izraeli ka forcuar lidhjet me Pahlavi-n, i cili ka shprehur mbështetje për veprimet e Izraelit, duke marrë lëvdata nga disa në diasporën iraniane dhe akuza për tradhti nga të tjerët, shkruan CNN.

Babai i tij, Shahu i ndjerë i Iranit, kishte lidhje të ngrohta me Izraelin përpara se të rrëzohej nga Revolucioni Islamik në vitin 1979.