Vendosni fjalën kyçe....

“Miliona iranianë po ndjekin fshehurazi llogaritë izraelite në rrjetet sociale – Ministria e Jashtme e Izraelit


Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Gideon Sa’ar, mban një konferencë për shtyp në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Jerusalem, më 22 maj 2025. Foto nga Y.

Sipas një raporti të Ministrisë së Jashtme të Izraelit, miliona iraniane kanë anashkaluar censurën e ashpër në vend dhe po ndjekin fshehurazi llogaritë izraelite në rrjetet soclaie.

Në raport theksohet se pavarësisht censurës së ashpër, miliona iranianë janë dyndur në rrjetet sociale, Facebook, Instagram e X duke ndjekur informacione nga Izraeli.

Sipas ministrisë, e gjithë kjo dyndje tregon se publiku iranian kërkon të komunikojë me Izraelin.

90% e ndjekësve në llogarinë në Instagram të Ministrisë së Jashtme të Izraelit janë nga Irani me një të tretën e shikimeve që janë nga kryeqyteti Teheran. Po kështu ndjekës të shumtë nga Irani janë vërejtur edhe në Facebook e X.

“Miliona iranianë po anashkalojnë censurën dhe po ndjekin fshehurazi llogaritë izraelite në rrjetet sociale — pa u vënë re nga regjimi:

Pavarësisht kufizimeve të ashpra mbi qasjen në internet, iranianët po dynden në platformat sociale. Shifra të paprecedenta ekspozimi në Instagram, Facebook dhe X tregojnë se informacioni nga Izraeli po arrin tek publiku iranian pa u zbuluar nga autoritetet. Zyrtarët që menaxhojnë faqen në gjuhën perse të Ministrisë së Jashtme të Izraelit shprehen se po vërejnë një ndryshim të qartë: “Publiku iranian dëshiron të na dëgjojë dhe të komunikojë me ne.” Një postim që krahasonte goditjet e synuara të Izraelit ndaj zyrtarëve ushtarakë me sulmet e qëllimshme të Iranit ndaj civilëve mori një përfshirje rekord.

Të dhënat zyrtare nga llogaria e Instagramit të Ministrisë së Jashtme tregojnë qartë situatën: rreth 90% e ndjekësve janë nga brenda Iranit — një dëshmi e qartë e etjes së publikut iranian për informacion nga pala izraelite. Më shumë se një e treta e shikimeve vijnë nga Teherani, ndërkohë që ka trafik të konsiderueshëm edhe nga qytetet Mashhad, Yazd dhe Shiraz — duke treguar një interes të shtrirë në gjithë vendin dhe jo vetëm në kryeqytet.

Sipas statistikave, brenda më pak se 24 orësh nga fillimi i operacionit më të fundit të Izraelit, u regjistruan gati 20 milionë shikime në postimet në gjuhën perse të Ministrisë. Katërmbëdhjetë milionë prej tyre erdhën vetëm nga Instagrami, ku një postim për goditjen e komandantëve të Gardës Revolucionare Islamike kaloi 2 milionë shikime.

Ndërkohë, mbi një milion shikime janë regjistruar në 21 postime në gjuhën perse në Facebook, ndërsa 23 postime në X (ish-Tëitter) kanë arritur rreth 4.5 milionë shikime, shumica me reagime pozitive dhe qindra shpërndarje.” – thuhet ne raportin e Ministrisë së Jashtme të Izraelit.