
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri thirrje të dielën për një marrëveshje paqeje midis Izraelit dhe Iranit, ndërsa të dy vendet shkëmbyen sulme, duke pretenduar se ai mund të ndërmjetësojë një marrëveshje siç ka bërë në mosmarrëveshjet e tjera ndërkombëtare.
“Irani dhe Izraeli duhet të bëjnë një marrëveshje, dhe do e bëjnë marrëveshjen”, shkroi Trump në Truth Social, duke e krahasuar konfliktin me mosmarrëveshjet për të cilat tha se ndihmoi në zbutjen e tyre gjatë presidencës së tij. Ai përmendi negociatat midis Indisë dhe Pakistanit, Serbisë dhe Kosovës, dhe Egjiptit dhe Etiopisë si shembuj të historisë së tij të paqes, duke marrë meritat për përdorimin e ndikimit tregtar dhe diplomacisë së SHBA-së për të parandaluar luftëra më të gjera, shkruan Ynet.
Trump shtoi se “shumë telefonata dhe takime” tashmë po zhvilloheshin dhe parashikoi se paqja midis Izraelit dhe Iranit do vinte “së shpejti”, ndërsa kritikoi mënyrën se si paraardhësi i tij Joe Biden i trajtoi çështjet globale.
“Ne do kemi PAQE, së shpejti, midis Izraelit dhe Iranit! Shumë telefonata dhe takime po zhvillohen tani,” shkroi ai.
“Unë bëj shumë dhe nuk marr kurrë merita për asgjë, por nuk ka problem, POPULLI e kupton.”
Ai e mbylli me një ndryshim në sloganin e tij karakteristik të fushatës, duke deklaruar: “TA BËJMË LINDJEN E MESME PËRSËRI TË MADHE!”