Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Votën e qytetarëve shqiptarë e vdiqën bandat më të rrezikshme të Europës



Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar procesin zgjedhor të 11 majit, duke e cilësuar atë si një “farsë primitive elektorale” që sipas tij përfaqëson “krimin kushtetues më të rëndë në historinë e pluralizmit shqiptar”.

Gjatë një deklarate për mediat nga selia blu, Berisha akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për përdorim masiv të shtetit dhe fondeve publike me qëllim deformimin e vullnetit të qytetarëve. Ai theksoi se “vota e qytetarëve shqiptarë ka vdekur pa rënë në kuti, si pasojë e ndërhyrjeve të paligjshme dhe të orkestruara në çdo fazë të procesit”.

Sipas tij, janë zhvilluar rreth 4500 aktivitete të ndaluara nga ligji para dhe gjatë ditës së votimit, përfshi edhe eventin ndërkombëtar “Giro D’Italia”. Po ashtu, Berisha listoi një sërë masash të cilat, sipas tij, janë përdorur për të ndikuar votën, si shpërndarja e fondeve publike, faljet fiskale, legalizime, punësime masive dhe përfshirja e bandave kriminale.

Ai shtoi se gjatë fushatës janë punësuar mijëra persona në administratë dhe janë lëshuar leje ndërtimi me qëllim blerjen e votës.

Votën e qytetarëve shqiptarë e vdiqën kartelet e drogës dhe bandat më të rrezikshme të Europës që ushtruan presion mbi zgjedhësit në mbështetje të kandidatëve të mazhorancës,” deklaroi Berisha.