Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së 65-vjeçarit në Xibër


Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Xibër të Klosit, ku u gjet i pajetë 65-vjeçari Selim Velsula. Viktima u gjet me plagë të thella në gjoks, të shkaktuara nga goditje me thikë.

Autori i dyshuar është Hazbi Velsula, kushëri i viktimës. Ende nuk dihen motivet që çuan në krim, çka e bën ngjarjen edhe më tronditëse, duke marrë parasysh lidhjen familjare mes autorit dhe viktimës.

Trupi i pajetë i Selim Velsulës u gjet nga banorët e zonës, të cilët vunë re edhe thikën pranë tij – mjeti që dyshohet se është përdorur për vrasjen.

Policia e ka klasifikuar ngjarjen si vrasje me mjet prerës dhe ka nisur menjëherë ndjekjen e autorit.

Hazbi Velsula u arrestua disa orë pas ngjarjes, në zonën e Alliasit në Tiranë, ku ishte larguar pas krimit. Policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.