Vendosni fjalën kyçe....

Shefi i inteligjencës gjermane thotë se Rusia mund të sulmojë NATO-n


Rusia mund të sulmojë vendet e NATO-s kur të mbarojë  luftën në Ukrainë, ka pohuar kreu i agjencisë së inteligjencës së jashtme të Gjermanisë (BND), në një përpjekje për të mbrojtur një rritje të madhe të shpenzimeve për ushtrinë e vendit.

“Ne jemi të bindur dhe kemi të dhënat e inteligjencës se Ukraina është vetëm një hap i parë në rrugën e Rusisë drejt Perëndimit”, deklaroi Bruno Kahl kur u pyet pse gjermanët duhet të bien dakord të marrin “borxh shtesë” për të financuar programin e riarmatimit dhe potencialisht të rivendosin rekrutimin ushtarak, shkruan RT.

“Ka njerëz në Moskë që nuk besojnë më se Neni 5 i NATO-s do mbështetet dhe ata do donin ta vinin atë në provë”, tha shefi i spiunazhit. Ai argumentoi se Rusia është skeptike në lidhje me vendosmërinë e Amerikës për të mbrojtur aleatët e saj dhe për të dërguar trupa “përtej Atlantikut për të vdekur për Talinin, Rigën ose Vilniusin”.

Kahl sugjeroi që qëllimi përfundimtar i Rusisë është ta “kthejë NATO-n përsëri aty ku ishte në fund të viteve 1990” dhe ta largojë SHBA-në nga Evropa.

Moska e sheh zgjerimin e bllokut ushtarak të udhëhequr nga SHBA-të drejt lindjes si një kërcënim dhe e ka cituar atë si një nga shkaqet rrënjësore të konfliktit në Ukrainë.