
Bashkimi Evropian beson se negociatat tregtare me SHBA-në mund të zgjasin përtej afatit të 9 korrikut të vendosur nga Trump, edhe pse shpejtësia e bisedimeve është rritur gjatë javës së kaluar, shkruan Bloomberg.
BE-ja e sheh arritjen e një marrëveshjeje mbi parimet e një marrëveshjeje deri më 9 korrik si skenarin më të mirë, i cili do të lejonte bisedime të mëtejshme për të përpunuar hollësitë, sipas njerëzve të njohur me çështjen. SHBA-të pritet të përgjigjen në raundin e fundit të negociatave në ditët në vijim dhe të japin sqarime mbi hapat e mëtejshëm.

Maros SefcovicFotografi: Jean-Christophe Verhaegen/AFP/Getty Images
Aleatët transatlantikë kanë nxituar të arrijnë një marrëveshje para afatit të korrikut, kur Uashingtoni do godasë pothuajse të gjitha eksportet e bllokut me një tarifë prej 50%, duke shkaktuar me shumë gjasa hakmarrje nga Brukseli. BE vlerëson se detyrimet e miratuara nga Trump tani mbulojnë 380 miliardë euro (434 miliardë dollarë), ose rreth 70%, të eksporteve të saj në SHBA.
Shefi i tregtisë i BE-së, Maros Sefcovic, ka zhvilluar telefonata të rregullta dhe një takim ballë për ballë me Sekretarin e Tregtisë të SHBA-së, Hoëard Lutnick, dhe Përfaqësuesin e Tregtisë të SHBA-së, Jamieson Greer, që kur partnerët ranë dakord të përshpejtojnë negociatat dy javë më parë.
Deficiti Tregtar i SHBA-së me BE-në
Ngarkimi paraprak i importeve shkaktoi dyfishimin e deficitit deri më tani këtë vit
Një zëdhënës nga Komisioni Evropian, i cili merret me çështjet tregtare për BE-në, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.
Komisioni informoi shtetet anëtare mbi statusin e bisedimeve më parë këtë javë.
Të dyja palët po zhvillojnë tani diskutime të thella mbi sektorët kritikë – siç janë çeliku dhe alumini, automobilat, farmaceutika, gjysmëpërçuesit dhe avionët civilë – dhe barrierat tarifore dhe jo-tarifore, thanë njerëzit, të cilët folën në kushte anonimiteti.

Howard Lutnick Fotograf: Chris J. Ratcliffe/Bloomberg
Burimet paralajmëruan se, ndërsa bisedimet po zhvilloheshin në një mjedis pozitiv, ato mbetën të vështira. BE beson se SHBA-të po kërkojnë lëshime dhe çdo marrëveshje ka të ngjarë të jetë asimetrike në dobi të Uashingtonit.
Për shkak të kësaj, blloku po përshpejton përgatitjet për kundërmasa, duke përfshirë veprime që mund të shkojnë përtej tarifave, sipas burimeve. Komisioni do këshillohet me shtetet anëtare për të shqyrtuar fushat strategjike ku SHBA-të mbështeten te BE-ja për hakmarrje të mundshme.
Si pjesë e propozimeve të ndara me SHBA-në në fund të muajit të kaluar, BE-ja është ofruar të punojë gradualisht drejt tarifave zero-për-zero për makinat, mallrat industriale dhe mallrat bujqësore jo të ndjeshme duke parë kuotat si hapa të përkohshëm, raportoi Bloomberg më parë.