
Katër muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, Kuvendi i Kosovës ende nuk ka arritur të konstituohet, duke e lënë vendin pa institucione të reja funksionale.
As seanca e fundit, e mbajtur të ditën e sotme, nuk solli përparim. Ashtu si në herët e kaluara, deputetët u mblodhën për një kohë të shkurtër dhe dështuan sërish të arrijnë marrëveshje për zhbllokimin e procesit. Kjo shënon tentativën e 30-të të pasuksesshme për konstituimin e legjislaturës së re.
Ngërçi politik vijon të mbetet te çështja e emërimit të kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, për të cilët ende nuk është arritur konsensus mes partive parlamentare.
Seanca e radhës është parashikuar të mbahet të premten, më 13 qershor, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje dhe për t’i dhënë fund bllokadës institucionale.