
Tensionet në Los Angeles u përshkallëzuan të dielën, ndërsa mijëra protestues dolën në rrugë në përgjigje të vendosjes së jashtëzakonshme të Gardës Kombëtare nga Presidenti Donald Trump , duke bllokuar një autostradë të madhe dhe duke i vënë flakën makinave pa shofer, ndërsa forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës, plumba gome dhe shkrepëse për të kontrolluar turmën.
Disa efektivë policie patrulluan rrugët me kuaj, ndërsa të tjerë, të pajisur me mjete kundër trazirave, u pozicionuan pas trupave të Gardës që ishin vendosur për të mbrojtur godinat federale, përfshirë një qendër paraburgimi ku së fundmi ishin ndaluar disa emigrantë. Policia shpalli tubimin si të paligjshëm dhe, deri në orët e para të mbrëmjes, shumica e pjesëmarrësve ishin shpërndarë.
Pak minuta më vonë, Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit qëlloi me municione për kontrollin e turmës për të shpërndarë protestuesit, të cilët sipas tyre ishin mbledhur në mënyrë të paligjshme. Pjesa më e madhe e grupit më pas u zhvendos për të bllokuar trafikun në autostradën 101 derisa oficerët e patrullës shtetërore i larguan nga rruga deri në fund të pasdites, ndërsa korsitë në drejtim të jugut mbetën të mbyllura.
Që në orët e para të mëngjesit, trupat e Gardës Kombëtare u vendosën krah për krah jashtë Qendrës Metropolitan të Paraburgimit në qendër të Los Anxhelosit, të pajisur me armë të gjata dhe mburoja kundër trazirave. Protestuesit brohoritën me thirrje si “turp” dhe “shkoni në shtëpi”, ndërsa disa prej tyre iu afruan afër trupave të vendosur përballë objektit. Si reagim, një grup tjetër oficerësh të pajisur me uniforma speciale avancoi drejt turmës, duke hedhur bombola me tym në rrugë për t’i shpërndarë.
Vetëm pak minuta më vonë, Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit përdori municione për kontrollin e turmës, duke deklaruar se protestuesit ishin mbledhur në mënyrë të paligjshme. Pjesa më e madhe e protestuesve më pas u zhvendos në autostradën 101, ku bllokuan trafikun për disa orë. Vetëm pas ndërhyrjes së oficerëve të Patrullës së Autostradës së Kalifornisë, protestuesit u larguan nga rruga, por korsitë në drejtim të jugut mbetën të mbyllura deri në orët e vona të pasdites./AP