Vendosni fjalën kyçe....

Demokrati u bën thirrje të majtëve të përshkallëzojnë sulmet ndaj agjentëve të emigracionit në Kaliforni


Një protestues u pa duke hedhur gurë drejt automjeteve të Patrullës Kufitare të SHBA-së në Kaliforni, ndërsa shpërthyen përplasje të ashpra midis agjentëve të Imigracionit dhe Doganave (ICE) dhe protestuesve të majtë, shkruan Breitbart.

Në një video të postuar në X, një protestues i veshur me helmetë shihet duke hedhur disa gurë drejt automjeteve që kalonin, përfshirë automjetet e Patrullës Kufitare. Një tjetër protestues i veshur tërësisht me të zeza duket gjithashtu duke hedhur gurë drejt automjeteve që kalonin.

Sipas Los Angeles Times, protestuesit dhe agjentët e ICE u përplasën në “pranë një Home Depot” në Paramount, që “u përshkallëzua në një përplasje të zjarrtë dhe të trazuar” me të paktën një të plagosur. Protestuesit thuhet se “u mblodhën përgjatë Bulevardit Alondra pas raportimeve se” zyrtarët e ICE “po synonin të kapnin njerëz në një Home Depot”, sipas mediave.

Në përgjigje të videos së personit që hidhte gurë drejt automjeteve të Patrullës Kufitare, zëvendësdrejtori i FBI-së, Dan Bongino, e paralajmëroi individin të dorëzohej, duke shtuar se ishte “vetëm çështje kohe” para se të kapej.

Shefi i Patrullës Kufitare Michael Banks zbuloi në një postim në X se ishin bërë “disa arrestime” në lidhje me “sulmin ndaj një agjenti federal”. Pas përplasjeve të ashpra, presidenti Trump dërgoi në Kaliforni 2000 ushtarë të Gardës Kombëtare ndërsa paralajmëroi për përgjigje të ashpër ndaj atyre që sulmojnë frocat ligjzbatuese.

Një anëtar demokrat i Këshillit të Los Angelos, Eunisses Hernandez,  u bëri thirrje të majtëve që të përshkallëzonin sulmet ndaj agjentëve të ICE-së.