
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, komentoi edhe ndeshjen Shqipëri-Serbi që luhet sot në mbrëmje në “Air Albania”.
Ai uroi fitoren e kombëtares shqiptare.
“I uroj fitore kombëtares shqiptare. Uroj një ndeshje në kulmin e futbollit. Do ta ndjek. Uroj që ata që me shpirt e zemër janë me Vuçiçin të mos shkojnë në atë ndeshje”, tha ai.