Vendosni fjalën kyçe....

Vjedhje në zonën e “Zogut të Zi” në Tiranë, dy të arrestuar


Një vjedhje është regjistruar ditën e djeshme në një banesë pranë një qendre tregtare në zonën e “Zogut të Zi” në Tiranë. Autorët kanë marrë sende me vlerë, dokumente, USB dhe një hardisk nga banesa.

Sipas burimeve zyrtare, Komisariati nr. 2 ka arritur të identifikojë katër autorët e dyshuar të ngjarjes. Deri më tani, dy prej tyre janë arrestuar, ndërsa punonjësit e policisë vijojnë punën për kapjen e dy personave të tjerë që janë në kërkim.