
Udhëheqësi i partisë së djathtë “Freedom” në Holandë, Geert Wilders, është larguar nga qeveria, duke e zhytur vendin në pasiguri politike.
Wilders, partia e të cilit ishte më e madhja në koalicionin katërpartiak, tha se nuk mund ta mbështeste më dështimin e saj për të goditur kërkesat për azil, shkruan FT.
Qeveria e koalicionit zgjati 11 muaj dhe u godit nga mosmarrëveshje të shpeshta.
Dëshira e Wilders për t’u bërë kryeministër u pengua, pasi Dick Schoof, një ish-shef i inteligjencës që nuk ka mbajtur kurrë një post të zgjedhur, që mori rolin.
Parlamenti holandez mund të përpiqet të gjejë një koalicion të ri me shumicë ose të thërrasë zgjedhje të reja.