
PSG-ka shkruar emrin në histori duke fituar për herë të parë Ligën e Kampionëve.
Ekipi i spanjollit Luis Enrike shpartalloi Interin e Simone Inzagit 5-0 duke mos e vënë për asnjë çast në dyshim fitoren.
PSG-ja ka vite që provon ta fitojë Ligën e Kampionëve duke shpenzuar shuma marramendëse në merkato, duke afruar për një periudhë kohe edhe argjentinasin Lionel Mesi e brazilianin Neymar, përveç Mbapesë që ka qenë aty për disa sezone, por pas sukses.
Për Interin, që ndaj Barcelonës arriti të reagojë në mënyrë fantastike duke përmbysur rezultatin, mbrëmjen e sotme nuk kishte asnjë mundësi.