
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot në vendin e quajtur ura e “Drinit të Zi”, përgjatë autostradës Kukës–Milot.
Sipas njoftimit paraprak të policisë, automjeti me drejtues shtetasin B. K., 54 vjeç, banues në Kosovë, ka përplasur një këmbësor, shtetasin M. Zh., rreth 63 vjeç, banues në Kukës, i cili po tentonte të kalonte trafikndarësen në këtë segment rrugor.
I dëmtuari është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi:
Kukës/Informacion paraprak
Në vendin e quajtur ura e “Drinit të Zi”, në autostradën Kukës -Milot, automjeti me drejtues shtetasin B. K., 54 vjeç, banues në Kosovë, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. Zh., rreth 63 vjeç, banues në Kukës, i cili ka qenë duke kaluar trafikndarësen.
I dëmtuar është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.