
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) po ndërton një ekspozitë që simulon konceptet islame të ferrit dhe jetës së përtejme duke përdorur zjarr të vërtetë, tha një komandant vendas.
Projekti, i quajtur “Koha e Parajsës”, do ketë kabina që përfaqësojnë ferrin me flakë që digjen poshtë, në mënyrë që vizitorët të mund të ndjejnë nxehtësinë, tha Mohsen Jafari, komandanti i IRGC-së në Fouman verior, shkruan Iranwire.
Ekspozita do simulojë “kushte të rënda”, takime me engjëjt e vdekjes dhe kalimin e një ure për në jetën e përtejme, tha Jafari.
Projekti është miratuar nga klerikët e lartë shiitë në Qom, sipas Jafari.
Ekspozita do shfaqë gjithashtu pajisje ushtarake, sipas një llogarie të projektit në mediat sociale.