
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka sekuestruar celularin e nënkryetarit të Bashkisë Pukë, Ndue Suma.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se celulari është sekuestruar si pjesë e një hetimi në lidhje me dyshimet për korrupsion gjatë zgjedhjeve lokale.
Me vendim gjykate janë sekuestruar 4 aparate celularë, mes të cilëve edhe ai i nënkryetarit demokrat të Bashkisë Ndue Suma. Ai u ndalua nga agjentët e BKH teksa po udhëtonte me makinë afër Durrësit.