Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me armë zjarri një 40-vjeçar në Marikaj të Vorës


Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Marikaj të Vorës, një 40-vjeçar është paraqitur në spital me plagë në këmbë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, shtetasi E. A., 40 vjeç, është plagosur brenda banesës së tij, dhe më pas është transportuar për mjekim. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa plagët e marra dyshohet të jenë shkaktuar nga një armë zjarri.

Njoftimi i  policisë:

Më datë 26.05.2025, rreth orës 03:30, është paraqitur në spital për mjekim shtetasi E. A., 40 vjeç, pasi dyshohet se brenda në banesën e tij në Marikaj, është plagosur me armë zjarri në këmbë. 40-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pushkë, të cilën 40-vjeçari e posedonte pa leje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.