Vendosni fjalën kyçe....

Theu arrestin shtëpiak, arrestohet 28-vjeçari në Vlorë pas një sherri me thikë



Një konflikt mes dy personave në Vlorë ka përfunduar me një arrestim dhe një procedim penal në gjendje të lirë. Policia arrestoi në flagrancë Kejvi Bendajn, 28 vjeç, banues në Panaja, pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” të dhënë nga Gjykata për akuzat “plagosje e rëndë me dashje” dhe “shkatërrim prone”.

Sipas policisë, 28-vjeçari dyshohet se ka goditur me thikë një 34-vjeçar dhe i ka dëmtuar automjetin, për motive të dobëta. Pas ngjarjes, 34-vjeçari ka shkuar në banesën e Bendajt, ka dëmtuar automjetin e tij dhe e ka kërcënuar me një armë gjahu që e mbante pa leje.

I plagosuri mori ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja po hetohet nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë.