
Kreu i PD-së Berisha përsëriti akuzat se 11 maji ishte një farsë elektorale e organizuara nga kryeministri Rama dhe qeveria e tij.
I ftuar në “Opinion” ai tha se kreu i qeverisë e nisi blerjen e zgjedhjeve disa muaj para përmes vendimeve të marra nga qeveria e tij ndër të cilat përmendi licencat për mbjelljen e kanabisit mjekësor, bonusin për pensionistët, faljen e gjobave etj.
Berisha tha gjithashtu se është përgatitur dosja e shkeljeve gjatë zgjedhjeve që do u paraqiten qeverive perëndimore.
“Kemi një dallim të madh, ti flet për zgjedhje, unë flas për farsë. Zgjedhje zhvillojnë 99% e botës, kurse narkodiktaturat, autokracitë, diktaturat zhvillojnë farsa elektorale. Absolute, 11 maji ishte farsë absolute. Janë 16 dokumente ndërkombëtare që janë garant të zhvillimit të zgjedheve dhe janë të thyera një e nga një. KQZ-ja ka pasur një kontratë me DHL-në. Ka pasur një kusht nga ne, asnjë nënkontraktor. 90% e zarfeve të diasporës janë mbushur këtu, te Posta Shqiptare. Të numëruara 12 e 400 zarfa, duhet të ishin 11 mijë e 800. Duhet të ishin 27 mijë e 100 duhet të ishin 26 mijë e 200 zara, 11 zarfa më shumë.” – tha Berisha.