Vendosni fjalën kyçe....

Helikopterët Black Hawk me bazë të re në Farkë, Rama: Rritet operacionaliteti dhe përmirësohen kushtet për pilotët


Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një videoje të publikuar sot se helikopterët Black Hawk të Forcës Ajrore Shqiptare do të kenë tashmë një bazë të dedikuar në Farkë, ku ka përfunduar ndërtimi i hangarit të ri.

Sipas kreut të qeverisë, kjo hapësirë e re do të shërbejë si një “shtëpi” për këto mjete ajrore dhe do të sjellë përfitime të shumta, duke filluar nga lehtësimi i punimeve të mirëmbajtjes deri te përmirësimi i kushteve të punës për pilotët dhe teknikët.

“Helikopterët Black Hawk të Forcës sonë Ajrore do të kenë ‘shtëpinë’ e tyre të dedikuar në Bazën Ajrore të Farkës, aty ku sapo ka përfunduar ndërtimi i hangarit të ri”, shkruan Rama.

Ai thekson se ky investim në infrastrukturë dhe modernizim do të rrisë ndjeshëm operacionalitetin e Bazës së Farkës dhe do të forcojë kapacitetet teknike dhe logjistike të Forcës Ajrore.