
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë publike, duke pretenduar se ka prova të manipulimit të zgjedhjeve në zonën e Elbasanit. Në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se deputeti i ardhshëm i Elbasanit, Blendi Himçi, ka zbuluar materiale zgjedhore të fshehura në një bar-kafe në fshatin Pekisht.
Sipas Berishës, pas një informacioni të marrë mbrëmjen e kaluar, Himçi është drejtuar në lokalin e Dervish Beqirit, kryeplaku i fshatit dhe një vëzhgues i Partisë Socialiste. Në këtë ambient, sipas tij, janë gjetur fletë votimi, lista zgjedhore, karta identiteti si dhe shuma të mëdha parash që Berisha i cilësoi si “narkoeuro”.
“Fletë dhe lista votimi që flinin prej disa netësh në bar-kafenë e Dervish Beqirit. Karta ID, fletë votimi dhe narkoeuro, bollëk i madh”, u shpreh Berisha, duke paralajmëruar se do t’i dorëzojnë provat përkatëse institucioneve të drejtësisë dhe opinionit publik.