Vendosni fjalën kyçe....

Operacioni ‘Ura’ / Prokurori italian: Mafia shqiptare është një forcë e madhe në Europë


Kryeprokurori i Barit, Roberto Rossi, në një konferencë të përbashkët për shtyp me kreun e SPAK, Altin Dumani, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes autoriteteve italiane dhe shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar.

Rossi deklaroi se mafia shqiptare është një forcë e madhe, por shprehu bindjen se përmes koordinimit të ngushtë dhe përvojës së përbashkët, hetimet do të jenë të suksesshme. Ai vlerësoi aftësinë e autoriteteve shqiptare dhe përmendi se prej 10 vitesh vijon një bashkëpunim i vazhdueshëm mes dy vendeve.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu për luftën kundër mafias që ndajmë me prokurorinë e Barit dhe autoritetet shqiptare.

Kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë prej 10 vjetësh për të luftuar krimin në Itali dhe Shqipëri. Jemi të ndërgjegjshëm që autoritetet e hetimit shqiptar janë shumë të afta për kapjen e veprave bashkë me ne.

Kjo afërsi dhe kjo forcë e përbashkët është shumë e rëndësishme. Mafia shqiptare është një forcë e madhe, por jemi të bindur se populli shqiptar do ta luftojë këtë kancer, përmes bashkëpunimit që është perfekt dhe që mund të arrijë këtë objektiv.

Për detajet e operacionit do të flasin kolegët e mi dhe këtë afërsi që ndodh mes nesh.”- tha Rossi.