Vendosni fjalën kyçe....

Dhunoi bashkëjetuesen dhe e kërcënoi me armë, arrestohet 45-vjeçari në Patos


Një ngjarje e rëndë është parandaluar në kohë nga Policia e Patosit, pas denoncimit të një 26-vjeçareje se ishte dhunuar dhe kërcënuar me jetë nga bashkëjetuesi i saj.

Shërbimet e Policisë reaguan menjëherë dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë autorin, shtetasin I. R., 45 vjeç, në banesën e tyre në fshatin Dukas.

Gjatë kontrollit në banesë, efektivët gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që mbahej pa leje. Arma u sekuestrua si provë materiale.

Njoftimi:

Patos/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi ngjarje kriminale në një familje.

Dhunoi bashkëjetuesen dhe e kanosi se do ta vriste, në banesën e tyre në fshatin Dukas, ku mbante pa leje 1 kallashnikov, kapet 45-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit me municion.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimit të një 26-vjeçareje, se bashkëjetuesi e kishte dhunuar dhe kanosur për jetën, shërbimet e Stacionit të Policisë Patos parandaluan ngjarje kriminale në këtë familje, si dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, mundësuan kapjen në flagrancë dhe vënien në pranga të autorit të rastit, shtetasit I. R., 45 vjeç.

 

 

Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.