
Pas pjesëmarrjes në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, presidenti francez Emmanuel Macron nisi sot, më 17 maj, vizitën e tij zyrtare në Shqipëri. Kjo është vizita e parë zyrtare e tij në vend e shoqëruar nga bashkëshortja, Brigitte Macron.
Në vijim, është planifikuar nënshkrimi i disa marrëveshjeve në fushat e mbrojtjes, turizmit dhe prodhimit të energjisë.
Më pas, dy udhëheqësit do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp dhe do të marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar “Iniciativa e Investimeve të së Ardhmes”, ku të pranishëm do të jenë edhe Jared Kushner dhe Matteo Renzi.
Një ditë më parë, Macron dhe Rama inauguruan shkollën franceze të kodimit “Ecole 42”, ndërsa u nënshkrua edhe një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e inovacionit.
Në fushën e mbrojtjes, Shqipëria do të blejë një sistem të avancuar vëzhgimi ajror nga një kompani franceze.
Vizita u mbyll me një darkë zyrtare të shtruar nga kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij në Pallatin e Brigadave në nder të delegacionit francez.