Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Plepa-Kavajë, humb jetën një 50-vjeçare


Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Plepa-Kavajë”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40, kur një automjet me drejtues shtetasin S. P. ka përplasur shtetasen A. M., 50 vjeçe, e cila po kalonte rrugën. Përplasja ka qenë fatale, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme viktimës në vendngjarje.

Kavajë/Informacion paraprak

 

 

Rreth orës 08:40, në aksin rrugor “Plepa-Kavajë”, automjeti me drejtues shtetasin S. P. ka përplasur shtetasen A. M., 50 vjeçe, këmbësore, e cila ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.