
Në Qarkun e Dibrës ka mbetur për t’u numëruar vetëm një kuti nga gjithsej 222 kuti votimi, ndërsa rezultatet paraprake flasin për një fitore të qartë të Partisë Socialiste.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga KQZ, PS kryeson me 32,033 vota, që përfaqësojnë 56.18% të votave, duke i dhënë kështu socialistëve 3 mandate në këtë qark. Koalicioni PD–ASHM renditet i dyti me 21,725 vota ose 38.10%, çka përkthehet në 2 mandate, një më pak se në zgjedhjet e kaluara.