Vendosni fjalën kyçe....

Celibashi: Partitë të caktojnë grupe me turne për numërimin e votës


Kreu i KQZ-së Celibashi u ka bërë thirrje partive që të mos bllokojnë procesin e numërimit dhe të caktojnë grupe me turne për të shmangur shtyrjen e procesit.

Ai tha se numërimi është ndërprerë në 24 KZAZ në mbarë vendin për shkak të lodhjes së numëruesve dhe procesi do rinisë nesër.

“I bëj thirrje partive politike të organizohen dhe të krijojnë sistem me turne për të ndryshuar grupet e numërimit pasi nuk do të lejohet ndërprerja e procesit të numërimit. Në lidhje me KZAZ, janë 24 nga 93 që e kanë përfunduar procesin e numërimit të votave për subjektet politike dhe kanë vendosur për shkak të lodhjes të nisin nesër procesin e numërimit për votat e kandidatëve në listën e hapur. Kemi patur një ndërprerje të numërimit në Fier, në 2 KZAZ por me ndërhyrjen e KQZ ka rifilluar procesi. Në Pustec dhe Devoll ka përfunduar procesi i numërimit si për partitë politike, ashtu dhe për kandidatët. Në pjesën më të madhe është kushtëzuar nga tejlodhja e numëruesve dhe anëtarëeve të KZAZ, një pjesë e tyre kanë qenë dhe komisionerë dhe numërues/ i bëj thirrje partive politike që të organizojnë dhe të marrin masa për të ndryshuar anëtarët e grupeve të numërimit, do tëduhet të ndërtojnë sistem me turne, smund të tolerojmë ndërprerjen e procesit për shkak të lodhjes.” – tha Celibashi.