Vendosni fjalën kyçe....

Vlorë, PS me mbi 58% të votave pas numërimit të 152 qendrave


Në qarkun e Vlorës janë numëruar 152 nga gjithsej 449 qendra votimi. Deri në këtë fazë të procesit të numërimit, Partia Socialiste kryeson me 17,230 vota, që përfaqësojnë 58.2% të totalit.

Në vend të dytë renditet koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 8,310 vota, ose 28.1%. Ndërkohë, forca e tretë është Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB), i cili deri më tani ka marrë 1,745 vota, që përbëjnë 5.9% të votave të numëruara.