Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka reaguar nga qelia duke theksuar se pavarësisht banditizmit elektoral të kryeministrit Rama për të prishur standardin e zgjedhjeve në Vorë dhe zyrat e paligjshme të rilindjes në mbarë vendin, asgjë nuk e ndal dot fitoren e koalicionit opozitar.
Ai denoncon SPAK-un dhe institucionet për mosparandalimin e krimeve zgjedhore ndërsa paralajmëroi ndëshkim të rëndë ndaj atyre që i cilësoi si banditë rilindas.
“Edhe në oret e fundit që Narkoshteti po jep shpirt, po bën gjithçka për të prishur standartin e zgjedhjeve. Banditizmi elektoral i qëllimshëm dhe për orë të tëra në Vorë dhe kriminaliteti elektoral te zyra ilegale e “Rilindjes” në Tiranë, ku horrat që blinin vota ja mbathën vrapit dhe që u zbulua falë “Task Force” të Syri TV, si dhe mosreagimi i SPAK dhe gjithë insitucioneve që bënin paradë përbetimi për të parandaluar krimet zgjedhore, janë pasqyra e fytyrës së vërtetë kriminale të Edi Ramës. Por asgjë nuk e ndal dot fitoren dhe verdiktin e popullit dhe një ndëshkim shumë i rëndë i pret banditët “rilindas”, shkatërrues të demokracisë. Dua të falenderoj me mirënjohje të gjithë qytetarët, në veçanti ata që votuan Ndryshimin pavarësisht nga presioni dhe përpjekjet për frikësim sistematik. Në këtë fazë të procesit zgjedhor, i ftoj të gjithë numëruesit për të ruajtur qetësinë, vendosmërinë dhe për të mbrojtur çdo votë për të garantuar FITOREN e pastër të koalicionit “PD-ASHM”.” – shkruan Meta.
