Kryeministri Rama tha nga Fushë Kruja se PS-ja del para qytetarëve me kokën lart pasi ka arritur një sërë objektivash gjatë mandatit të tretë.
Gjatë takimit përmbyllës për zgjedhjet e 11 majit ai përmendi ndihmën për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntori 2019.
“Pas katër vitesh kthehemi këtu me kokën lart, duke pasur arritur një sërë objektivash gjatë këtij mandati. E nisëm me përkushtimin për të ndihmuar familjet që u prekën nga tërmeti i rëndë, të cilat mbetën pa strehë brenda pak sekondash. Sot kemi përmbyllur procesin e rindërtimit, duke shpërndarë 350 apartamentet e fundit, të cilat u mbajtën në pritje për shkak të rregullave të fushatës. Menjëherë pas zgjedhjeve, në Krujë do të ndahen shtëpitë e fundit, duke e çuar totalin në 1100 banesa të reja, të dhëna falas për qytetarët që tani janë pronarë të ligjshëm dhe pa asnjë detyrim financiar ndaj shtetit,” u shpreh Rama.
