Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i vdekur në det pranë portit të Shëngjinit 37 vjeçari nga Fushë Kruja


Një 37-vjeçar është gjetur i vdekur afër bregut në portin e Shëngjinit. Sipas policisë, viktima është nëj qytetar nga Fushë Kruja ndërsa ai është gjetur pranë një mjeti Jet Ski.

Nga verifikimet e para, në trupin e tij nuk janë vërejtur shenja dhune apo dëmtime fizike ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

“Rreth orës 15:40, në afërsi të Portit të Shëngjinit, punonjësit e Policisë Kufitare të portit kanë konstatuar në afërsi të bregut trupin e pajetë të një shtetasi. Disa metra larg trupit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski. Nga verifikimet paraprake dyshohet se viktima është shtetasi N.Z., 37 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime fizike. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.” – thuhet në njoftimin e policisë.