
Kreu i koalicionit “Shqipëria Bëhet – Nisma”, Adriatik Lapaj, reagoi ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili cilësoi partitë e reja si “farë e keqe”.
Lapaj e akuzoi Ramën për mosmirënjohje dhe për keqpërdorim të administratës shtetërore, duke i kujtuar bashkëqeverisjen me LSI-në dhe emërimet politike që pasuan.
“Përpos se i pangopur, është dhe mosmirënjohës. Pasi u bë kryeministër, duke bashkuar votat me LSI-në, e pasi i shpërbleu me 20 përqind të vendeve të punës në administratë, duke trajtuar administratën sikur ta kishte plaçkë të veten, e pasi i bëri ministra, kryetarë parlamenti, e deri president të vendit, tani bën sikur ka zbritur nga ndonjë planet tjetër, dhe nuk ka qenë ky autori i këtyre gjërave.
Zoti Rama, nëse do të jetë në dorën tonë përmes votave të qytetarëve, krijimi i kësaj qeverie që vjen, ti nuk do të jesh kryeministri i këtij vendi. Ne do ta çlirojmë Shqipërinë nga ky model politik”, u shpreh në përgjigjen e tij Lapaj.