
Gjatë një mitingu elektoral në Sarandë, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke i quajtur kandidatë të “kënetës”. Ai theksoi se Partia Socialiste ka emrat më të mirë në garë, ndërsa për rivalët u shpreh me ironi.
“Nëse e duan më të zgjuar se veten, ja ku e kanë (i referohet kandidatëve të PS në Sarandë). Nëse duan një çyryk që të ketë rripin e pantallonave të Vangjel Dules, ja tek e kanë (duke treguar ppër krahun tjetër të kundërshtarëve)”.
Në një fjalim plot batuta në Sarandë, kryeministri Edi Rama përshëndeti minoritetin e Finiqit në greqisht me “Sagapo”, duke iu referuar një kandidati të PS që e kishte bërë këtë më herët.
“A dëgjon ti sagapo, (ngrihet kandidati) Sagapo i them atyre në Finiq, u çua ky, jo ti, se na turpërove. Apo nuk jemi dhe të dy pa flokë. A u the atyre sagapo qëparë ti, që ta dëgjoja unë?!
Fjalën e fundit e kam (për Vangjelin, i thotë dikush). Ça Vangjeli mo, e kam fjalën e fundit për gratë! 56% e mbështetësve janë gra e vajza.
Kush është çyryk mendon se është më i mençur se gratë dhe vajzave, ndaj është çyryk…”, u shpreh kryesocialisti.