Vendosni fjalën kyçe....

Gjiknuri në Sarandë: Ndërtimi dhe turizmi janë dy sektorë tepër të rëndësishëm që prodhojnë ekonomi


Drejtuesi politik i PS për qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, zhvilloi një takim me ndërtues dhe sipërmarrës në Sarandë. Ai theksoi rëndësinë e sektorëve të ndërtimit dhe turizmit për ekonominë lokale, duke garantuar se Partia Socialiste do të vijojë të ketë vëmendje të veçantë për zhvillimin e tyre.

Postimi i Damian Gjiknurit:

Me një grup ndërtuesish, sipërmarrës të suksesshëm në qytetin e Sarandës. Falë zhvillimit që ka marrë qyteti, ndërtimi dhe turizmi janë dy sektorë tepër të rëndësishëm që prodhojnë ekonomi për Sarandën për të cilët Partia Socialiste do vijojë të ketë vëmendje të shtuar.