Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi tha mbrëmjen e sotme se koalicioni pjesë e të cilit është ka program të mirë dhe qytetarët duhet ta votojnë.
I ftuar në emisionin “Log”, deputeti tha se ka qenë përherë mbështetës i listave të hapura.
Shehi shprehu dëshirën për më shumë parti në koalicion.
“Kam luftuar për listë të hapur. Të gjithë kandidatët të jenë në garë të drejtë me njëri-tjetrin, kjo do të ishte një mënyrë më e drejtë për përfaqësimin. Ne jemi Djathtas për Zhvillim, dhe ky është një koalicion që e drejtoj unë. Lavdia, sedra, por edhe turpi, nëse ka, më takon mua. Doja që të kishim më shumë parti në koalicion, por kjo nuk e pengon elektoratin të zgjedhë atë parti që mendon. Edhe kështu ne i kemi ofruar një program të mirë qytetarëve. Unë bëj postime në Facebook, nuk i bie derës së njerëzve. Duhet ta bind si qëndrim politik, secili ka mendimet e veta, ne i kemi ofruar një program të mirë.” – tha Shehi.
