Vendosni fjalën kyçe....

Kapet në Laç një 34-vjeçar i kërkuar në Itali për 12 vjedhje banesash


Everest Aliu, 34 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, u arrestua në Laç në kuadër të operacionit “Operacionalja 43”.

Ai ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Firence me 6 vite, 5 muaj e 22 ditë burg për pjesëmarrje në një grup kriminal që kreu 12 vjedhje banesash në shtator 2014. Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Itali për ekstradimin e tij.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të bashkëpunimit me partnerët italianë, nëpërmjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 43”, lokalizuan në Laç, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin Everest Aliu alias Everest Veseli, 34 vjeç.  

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Firences, me vendimin e datës 22.07.2024, e ka dënuar me 6 vjet, 5 muaj e 22 ditë burgim, si pjesëtar i një grupi kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa. Në muajin shtator të vitit 2014, ky grup ka kryer 12 vjedhje të tilla në banesa në provincën e Florences.      

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.