
Zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance, ka mbërritur në kryeqytetin indian, Delhi, ku do të zhvillojë bisedime me Kryeministrin Narendra Modi në kuadër të tensioneve globale tregtare që janë nxitur nga politikat tarifore të Uashingtonit, përcjell BBC.
Bisedimet pritet të fokusohen në përshpejtimin e një marrëveshjeje tregtare shumë të pritur mes dy shteteve.
Vance gjithashtu pritet të bëjë një vizitë turistike në Agra dhe Jaipur me familjen e tij.
Vizita e tij vjen në një kohë kur shtetet e botës po nxitohen të negociojnë marrëveshje tregtare para përfundimit të pezullimit 90-ditor të tarifave reciproke nga ana e Presidentit të SHBA Donald Trump më 9 korrik.
Vance vizitoi tempullin Akshardham në Delhi me gruan e tij Usha dhe fëmijët e tij. “Të dy palët gjithashtu do të shkëmbejnë mendime për zhvillimet rajonale dhe globale të interesit të përbashkët,” tha ministria e Jashtme indiane para vizitës së Vance.
Zëvendëspresidenti shoqërohet nga fëmijët dhe gruaja e tij Usha Vance, e cila ka origjinën nga shteti jugor i Andhra Pradesh.
Pas mbërritjes në Delhi mëngjesin e së hënës, Vance vizitoi kompleksin e tempullit Akshardham në qytet. Ai pritet të takohet më vonë gjatë ditës me Kryeministrin indian për bisedime formale dhe Modi do të organizojë një darkë për Vance në mbrëmje.
Vizita vjen në një kohë kur tensionet tregtare midis Uashingtonit dhe disa shteteve janë shtuar pas njoftimit të Trump për tarifat e larta reciproke ndaj këtyre shteteve.
Trump, i cili ka quajtur shpesh Delhin një abuzues tarifash, kishte njoftuar një tarifë prej 27% për Indinë para se ta pezullonte atë përkohësisht më 9 prill.
India ka ulur tashmë tarifat për disa produkte amerikane, me pritet ulje të mëtejshme pasi balanca tregtare ende është shumë në favor të Delhit, i cili gëzon një suficit tregtar prej 45 miliardë dollarësh.
Tarifat mesatare të Indisë, rreth 12%, janë gjithashtu shumë më të larta se ato të SHBA-së, që janë 2%.
Për shumë kohë, SHBA ishte partneri më i madh tregtar i Indisë, me tregtinë dypalëshe që arriti në 190 miliardë dollarë (144 miliardë paund).
Kryeministri Modi ishte një nga liderët e parë që u takua me Trump pas inaugurimit të tij. Modi përshëndeti një “partneritet të madh” me Shtetet e Bashkuara pas takimit me presidentin.
Trump dhe Modi vendosën një objektiv ambicioz për të dyfishuar tregtinë dypalëshe në 500 miliardë dollarë, ndërkohë që të dy liderët njoftuan një marrëveshje që do të mundësojë importimin më të madh të mallrave amerikane nga India, përfshirë naftën dhe gazin.
Për disa javë, Drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, vizitoi Indinë, pasuar nga një delegacion i SHBA-së i udhëhequr nga Ndihmës i Përfaqësuesit të Tregtisë për Azinë Jugore dhe Qendrore, Brendan Lynch.
Turneu i Vance në Indi gjithashtu është i rëndësishëm pasi pritet që Trump të vizitojë vendin më vonë këtë vit për samitin e Quad, ku do të marrin pjesë gjithashtu liderët e Australisë dhe Japonisë.
Duke folur për angazhimet e Vance në Indi, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme indiane, Randhir Jaiswal, tha javën e kaluar se Delhi është “shumë pozitiv që vizita do të japë një impuls të mëtejshëm për marrëdhëniet tona dypalëshe”.