Kryeministri Rama tha nga Kamza se më 11 maj PD-ja do humbë më keq se në zgjedhjet e vitit 1997.
Gjatë një takimi me gratë e vajzat e Kamzës, kreu i qeverisë tha se Kamza e bëri si duhet zgjedhjen dhe se tani ka ardhur koha që e njëjta gjë të ndodhë edhe me Bathoren.
“Kamzës më parë as nuk i thoje dot qytet, pasi i vinte turp njerëzve të thonin jemi nga Bathorja, kur të tjerët e përdornin Bathoren për të fyer sepse ishte njësoj si të të thonin je nga këneta. Kjo është sot një e shkuar sepse me guxim Kamza zgjodhi rrugën e së ardhmes. Mendoni ku do të ishte sot nëse do ta kishte zgjedhur në 2011. Kamza është vendi se kur dikush nuk kupto rëndësinë e votës, mjafton të shohë Kamzën. Atyre që vazhdojnë të rrinë te këneta, çfarë kërkoni atje?! Si mund të rrini atje, dhe i ktheni kurrizin historisë që do shkruhet në 11 maj. Në 11 maj do të marrin humbjen më të madhe që nga 1997 do të dalin të shpartalluar siç e meritojnë. Por meritojnë që shpartallimi tu vijë edhe nga demokratët. Mos votoni PS, zbrisni më poshtë se 5 keni emra vajzash e grash të tjera. Krahasojini pak me kukumjaçkat e kënetës që janë çyrykë komplet.” – tha Rama.
